Bazat e Programimit është një program i krijuar për fëmijët e moshës 7-15 vjeç që duan të mësojnë hapat e parë në programim dhe të shprehin krijimtarinë e tyre duke krijuar lojëra 2D. Viti i parë përfshin katër nivele, tre të parat prej të cilave lidhen me platformën CODE ndërsa niveli i katërt përdor platformën Scratch. Përmes këtyre katër niveleve, fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë nga kurrikula e përshtatur e shkollës dhe të zotërojnë konceptet e programimit, logjikës së programimit, njohuri të përgjithshme të teknologjive, kompjuterëve dhe arkitekturës kompjuterike, si dhe metodat e zgjidhjes së problemeve në programim.