Ky nivel i njohurive është i dedikuar për nxënës të moshës 15-18 vjeç. Kurrikula për këtë nivel është më e avancuar se sa ato të mëparshmet, të cilat i dedikohen një moshe më të re. Përmes këtij programi, studentët janë në gjendje të mësojnë logjikën e programimit, konceptet e programimit dhe të avancohen përmes mësimit të gjuhëve profesionale të programimit siç janë HTML, CSS dhe JavaScript. Programi është i përshtatshëm për të rinjtë e moshës 15-18 vjeç ose për fëmijë që kanë kryer me sukses nivelet e mëparshme. Gjatë këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse të programimit përmes kodimit real tekstual me bazë JavaScript. Ata gjithashtu do të zotërojnë gjuhët e programimit si PHP, ndërsa bazat e të dhënave do ti mësojnë duke përdorur MYSQL. Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësit do të edukohen në fushën e programimit profesional të avancuar për platformën Android.