Lojërat kompjuterike janë bërë pjesë e madhe e jetës se njerëzve në ditët e sotme. Për shembull, loja Dota 2 ka afër 475,000 lojtar. Dota 2 si lojë e pronësuar nga Valve, mban shumë turne gjatë vitit, por turneu më i madh është The International (TI). Çdo vit ka lojëra të forta dhe konkurrencë të fortë, mirëpo The International 2018 (TI8) kishte diçka të rë që nuk ishte parë më herët. Një robot që luante kundër profesionistëve më të mëdhenj të lojës.

Çka është interesante tek kjo punë, është se një grup njerëzish e kanë krijuar këtë robot (AI) për të luajtur me vetvetën gjatë gjithë kohes, dhe pasiqe është robot, në një dite lojë ai mëson taktika sikur të kishte luajtur 300 vite. Idea është kjo: lojtarët më të mirë të botës luajnë 1 kundër 1 me robotin. Në lojën Dota 2, kur luhet 1 me 1 vazhdojnë deri sa të bëhet vrasja e parë, ose të rrëzohet kulla e parë.