Më shumë se mësim.
Teknologjia mësohet më mirë kur kthehet në përvojë. Përmes aktiviteteve, sfidave dhe projekteve, nxënësit krijojnë, bashkëpunojnë dhe testojnë idetë e tyre.
Aktivitetet në Digital School Macedonia e plotësojnë kurrikulën me përvoja që i nxjerrin nxënësit përtej orës së zakonshme mësimore.
Ditët e hapura, punëtoritë, shkolla verore, sfidat dhe garat krijojnë hapësirë për kreativitet, punë ekipore dhe zgjidhje problemesh.
Qëllimi është i thjeshtë: më pak konsumim pasiv i teknologjisë dhe më shumë krijim.